Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dha urdhër Ministrisësë shëndetësisë të Federatës Ruse të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër epidemisë së gripit, e cila mori jetën e më shumë se 100 vetave. Sipas fjalëve të Kreres së Ministrisë së shëndetësisë dhe zhvillimit social Tatjana Golikova, qeveria vendosi të furnizojë në Ukrainë medikamentet e nevojshme. Përveç kësaj, Rusia është e gatshme të dërgojë specialistët e vet për të ndihmuar kolegët e vet ukrainas.