Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryetari i qeverisë Vladimir Putin gëzojnë besimin e shumicës së rusëve. Sipas të dhënave të anketimt të fondit “Mendimi i opinionit publik”, rejtingu i mirëbesimit tek Kryetari i shtetit përbën 59 %. Nga 14 % deri në 12 % është ulur numri i të anketuarve, të cilët nuk i besojnë Dimitri Medvedievit. Kryetari i qeverisë së Federatës Ruse Vladimir Putin gëzon mirëbvesimin e 70 % e të anketuarve. Numri i atyre të cilët nuk i besojnë atij është ulur nga 12 deri në 9 %. Në këtë anketim morën pjesë 2000 veta, të cilët jetojnë në 100 qendra të ndryshme banimi të Federatës Ruse.