NATO do ti japë Armenisë ndihmë teknike për mbrojtjen e kufinjve shtetërorë. Siç njoftoi përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kaukazin e Jugut Robert Simons, me një kërkesë të tillë udhëheqja e Armenisë iu drejtua udhëheqjes së Aleancës. Simons bëri të qartë, se ajo ka të bëjë me kufirin armeno-gjeorgjian, dhe shtoi, se një bashkëpunim të tillë NATO realizon edhe me vendet e tjera. Ruajtja e kufijve turko-armenë dhe armeno-iranianë realizohet nga forcat kufitare të përbashkëta armene dhe ruse.