Siguria afatgjatë në Europë është e mundur vetëm me Rusinë. Me këtë thënie të Kancelares së RF të Gjermanisë Angela Merkel u pajtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmussen. Ai deklaroi, se “NATO nuk do të jetë gjithmonë kundërpërgjigjia e vetme ndaj sfidave të botës bashkëkohore”. Sipas mendimit të Rasmussenit, midis rreziqeve kërcënues, përveç Afganistanit, ekzistojnë edhe kriminaliteti treadicional, “mundësia e ndërprerjes së furnizimeve të lëndëve energjetike, e aftë që të shkatërrojë ekonominë e shumë vendeve” dhe problemet me klimën.