Ratifikimi i Traktatit të Lisbonës do të shpejtojë nënshkrimin e marrëveshjes së re Rusi-BE. Për këtë deklaroi Kreu i komitetit të Dumës Shteteërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Tani në BE do të shfaqet një strukturë pushtetore, që do të lehtësojë negociatat me Rusinë. Shqyrtimi i marrëveshjes së re midis Rusisë dhe BE po ecën ngadal, ndërkaq për shkak të asaj, se çdo gjysmë viti në BE të ndryshohet vendi kryesues. “Aktualisht pas konfirmimit të strukturës së re pushtetore ky proces do të eci më shpejtë”, mendon Kosaçov. Ndërkohë ai nuk pret nga samiti i 18 nëntorit Rusi- BE ndonjë “arritje të rëndësishme”.