“Nafogaz Ukrini” i pagoi “Gazprom”-it për gazin e importuar në tetor. Për këtë deklaroi Kryeministrja e Ukrainës Julia Tiomoshenko. Ajo vuri në dukje, se ishte mjaft e vështirë që të realizohej kjo gjë, pasi rajonet e vendit nuk e kanë paguar deri në fund lëndën djegëse që kanë marrë. Më parë Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko njoftoi, se pagesa e furnizimeve të gazit për tetotrin mund të realizohen vetëm për llogari të përdorimit të një pjese të mjeteve financiare , të cilat iu dhanë Ukrainës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.