MPJ e Rusisë shpreson, se raundi i radhës i negociatave ruso-amerikane që do të fillojnë më 9 nëntor në lidhje me Traktatin për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) do të jetë përfundimtar. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ i Rusisë Andrei Nesterenko. Ky dokument duhet të miratohet më 5 dhjetor. Këtë ditë përfundon afati i veprimit të Traktatit № 1 të ASO, i cili u nënshkrua në vitin 1991. Nesterenko u shpreh gjithashtu, se Irani së shpejti do të japë një përgjigje pozitive për propozimin e ANEA mbi pasurimin e uraniumit iranian jashë vendit.