Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill e quajti Azerbajxhanin shembull për vendet e tjera në nivelin e dialogut ndërfetar. Përfaqësuesi i Kishës Orthodhokse ruse u takua në Baku me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev. Ai i shprehu falënderime Kryetarit të shtetit azerbajxhanas për gjendjen, në të cilën ndodhet Kisha Orthodhokse Ruse në këtë vend, për bashkëpunimin midis muslimanëve dhe orthodhoksve të Azerbajxhanit. Ilham Aliev nga ana e vet vuri në dukje, se vizita e Patriarkut është një mundësi shumë e mirë për forcimin e lidhjeve ruso-azerbajxhanase.