“Naftogaz Ukrini” i kërkoi “Gazprom”-it shtyrjen e afatit të pagesës për furnizimet e tetorit, shkruan botimi “Kommersant-Ukraina” me referim tek burimet e veta. Sipas të dhënave të botimit, Kievi propozoi të zgjasë afatin e pagesës deri më 20 nëntor, por “Gazprom” refuzoi të përmbushë këtë kërkesë. Sipas kontratës, “Naftogaz” është i detyruar që çdo muaj ti paguajë “Gazprom”-it shumat përkatëse deri në datën 7, për furnizimet e muajit tjetër.