Autoritetet e Gjermanisë kërkuan nga “General Motor” kthimin e kredisë, të dhënë për koncernin e automobilave “Opel”. Marrëveshja me konsorciumin kanadezo-rus Magna-Sberbank u prish me iniciativën e GM, kështu që lekët duhet të kthehen mbrapsh në arkën e shtetit. Për këtë deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Gido Vestervele, i cili ndodhet me një vizitë në SHBA-s. “Këto janë paratë e tatimpaguesve dhe ne nuk mund ti harxhojmë ato si të duam”, tha ai. Veastervele theksoi gjithashtu, se GM e ka për detyrë që të ruajë vendet e punës në ndërmarrjet europiane të “Opel”-it.