Rusia e konsideron të rëndësishme rinisjen e përpjekjeve sistematike të OSBE-së për çështjet politiko-ushtarake të sigurimit, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Organizatës Anvar Azimov në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së të zhvilluar në Vjenë. Ai vuri në dukje, se “nevojitet një shqyrtim i paanshëm i normave dhe dokumenteve vepruese në sferën politiko-ushtarake mbi objektin e përputhjes së tyre me realet bashkëkohore”. Sipas fjalëve të Azimovit, pala ruse shpreson në rishqyrtimin e mëtejshëm objektiv të iniciativës së Presidnetit të Rusisë, që ka të bëjë me përpunimet e Traktatit mbi sigurimin europian, me përfshirjen e të gjitha strukturave kryesore të rajoneve Euro-Atlantik dhe Euro-Aziatik.