Rusia abstenoi gjatë votimit për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me raportin e Goldstonit për krimet ushtarake në Gazë. Moska mendon, se dorëzimi i dokumentit në Këshillin e Sigurimit do të vështirësojë akoma më tej procesin e rregullimit të kushteve për rregullimin në masë të gjerë të Lindjes së Mesme, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin, duke shpjeguar motivet e votimit. E megjithatë, dokumenti me shumicë votash u miratua me kërkesën që në Izrael dhe Palestinë të zhvillohen hetime të brendshme të fakteve të krimeve ushtarake, të cilat u kryen gjatë luftës në Gazë dimrin e kaluar.