Emërtimin “Artisti më i mirë europian” në ceremoninë e MTV Europian Music Awards, që u zhvillua në Berlin, e fitoi grupi nga Turqia MaNga. Këngëtarit rus Dima Billan, gjithashtu i është dhënë ky çmim, i cili renditet në vendin e dytë. Përveç kësaj, ai mori dhe çmimin “Artisti më i mirë rus”. Këngëtarja amerikane Beyonce Knowles mori numrin më të madh të çmimeve si: “kënga më e mirë”, “klipi më i mirë” dhe “interpretuesja më e mirë”. Këtë vit ceremonia e MTV iu kushtua jubileut të rënies së Murit të Berlinit.