Thëniet e Ministrit të punëve të jashtme të Polonisë për domosdoshmërinë e pranisë së ushtrisë amerikane në territorin e këtij vendi për “mbrojtje nga agresioni rus” janë shumë të pakuptueshme, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Duke marrë fjalën në Berlin, ai tha, se nuk mund ta kuptojë, se si shprehje të tilla mund të tingëllojnë nga goja e Ministrit, i cili vetëm një muaj më parë deklaroi, se detyra e shoqërisë perëndimore është tërheqja e Rusisë në çështjet perëndimore dhe ftesa e Rusisë në NATO.