Njërit prej atraksioneve (karuzelëve) më të njohura të Moskës përsëri iu ndalua funksionimi me urdhër të gjykatës. Botimi “Moskovskaja pravda” saktëson, se fjalë bëhet për karuzelin “Moska-850” të vendosur në Qendrën mbarëruse të ekspozitave, (VVC - ish VDNH). Karuzelin e kanë ndaluar të funksionojë disa herë me vendim gjyqi, por çdo herë pronarët arrinin anulimin e sanksioneve. Atraksioni në Qendrën mbarëruse të ekspozitave është më i larti në Moskë, që sjell gati 150 milionë rubla fitime në vit, këto kohët e fundit u bë objekt grindjeje e debatimi për ndarje pasurie. Kurse këtë verë situata u acarua akoma dhe më tepër pas avarisë që ndodhi me karuzelin, kur nga një lartësi e madhe u desh të evakuoheshin disa dhjetra veta. Pikërisht pas këtij incidenti funksionimin e atrakcionit e ndaluan deri në përfundimin e të gjitha ekspertizave teknike. Por pronarët e saj janë më se të sigurt se në këtë rast ka vend shtënia në dorë prej ndokujt e atrakcionit fitimprurës. Meqë ra fjala, siç shkruan botimi “Moskovskaja pravda”, në kryeqytetin rus këtë verë verifikuan edhe aktracione akoma më të vegjël, si rezultat i të cilave u minimizuan rastet e incidenteve, ngjarjeve të padëshiruara.


***


Deri në 10 % e popullsisë së Moskës mund të preket në një kohë të afërt nga influenca e vartësisë prej lojërave të fatit, ndërkohë që tani kjo shifër përbën pak më shumë se 1 %. Sipas njoftimeve të botimit “Gazeta”, për arritjen e triumfit të plotë mbi lojomaninë nëpunësit moskovitë propozojnë që të mbyllen të gjitha klubet e llotarive dhe lojrave të fatit dhe të bllokohen akseset në kazinotë online për përdoruesit e Internetit. Pas likuidimit të formave tradicionale në kryeqytet filluan të duken lloje të reja të biznesit të lojërave të fatit. Morën zhvillim të ashtuquajturat llotari stimuluese. Po vërehet një rritje e ngadaltë e numrit të zyrave të bookmakers-ve të regjistruara, që periodikisht zbulohet, se janë lokale ilegale të maskuara nën ushtrimin e veprimtarisë së ligjshme, të lejueshme”.

 
***


Botimi “RBC” Daily” njofton, se prodhuesi më i madh rus i shampanjës “Istok” ndaloi konvejerin. Në kompani këtë hap e shpjeguan me pamjaftueshmërinë e mjeteve të qarkullimit dhe mjeteve financiare për blerjen e pullave akcize. Aktualisht ajo përpiqet tu paguajë tatimet përmbaruesve, të cilët tashmë kërkuan falimentimin e “Istok” me rrugë gjyqësore. Në kompani shpresojnë të shlyejnë borxhet që u kanë organeve tatimore deri në seancën tjetër gjyqësore, e cila është caktuar të zhvillohet në fund të nëntorit. Ndalimi i prodhimit të shampanjës mund të sjellë në rënien e të ardhurave të kompanisë. Përveç kësaj, “Istok” nuk do të mund të përgatitet dot për sezonin e festave të Vitit të Ri, për të cilat distributorët që tani po bëjnë grumbullime zahiresh.