Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë anuloi seancat gjyqësore të dëgjimit të çështjes së Radovan Karaxhiçit deri më 1 mars të vitit tjetër. Ish liderit të serbëve boshnjakë i përcaktuan avokatin, i cili do të mbrojë interesat e tij në gjyq. Gjatë kësaj kohe avokati mbrojtës duhet të përgatitet për procesin, njofton agjencia Rejter. Më parë Karaxhiç më se një herë tha, se atij i dhanë shumë pak kohë për njohjen me materialet e çështjes, dhe për këtë fakt ai bojkotoi fillimin e procesit. Gjatë kësaj Karaxhiç kishte ndërmend ta mbronte vet veten në mënyrë të pavarur.