Sfera e përgjegjësisë së BE nuk përfshin në vetvete detyrimin e dhënies borxh Ukrainës për pagesën e gazit rus për këtë dimër. Për këtë deklaroi Ministri për çështjet e ndërmarrjes dhe energjetikës së vendit kryesues aktual në BE Suedisë Maud Olofsson në Uashington, ku ai mori pjesë në samitin e radhës të BE-SHBA-s. Sipas fjalëve të Olofssonit, “roli i BE qëndron në atë, që të garantojë sigurinë e furnizimeve të lëndëve energjetike në Europë”. Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin këtë javë i bëri thirrje BE që të ndihmojë Ukrainën për pagesën e gazit rus, duke përmendur, se Rusia ka paguar 2,5 miliardë dollarë për transitin e tij.