Zgjedhja e Bosnjë Hercegovinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përbën çështjen aktuale që boshnjakët të marrin fatin e vendit të vet në duart e veta. Për këtë deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov në konferencën për shtyp së bashku me homologun e vet boshnjak Sven Alkalai. “Rusia si pjesëmarrëse aktive e Këshillit për përmbushjen e marrëveshjes paqësore del për rikrijimin e shpejtë të aparatit të Përfaqësisë së Lartë në misionin special të përfaqësisë së BE”, tha Lavrov. Sipas fjalëve të tij, kushtet për këtë ekzistojnë. Çdo vit Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me votim të fshehtë zgjedh për një afat dyvjeçar pesëprej 10 anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.