Refuzimi i koncernit amerikan “General Motors” nga shitja e kompanisë “Opel” kosorciumit kanadezo-rus Magna-Sberbank nuk dëmtoi industrinë ruse të automobilave. Për këtë deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në mbledhjen e presidiumit të qeverisë. Ai theksoi, se kjo duhet të shërbejë për Rusinë si leksion i mirë. “General Motors” nuk paralajmëroi askënd për agjë, dhe nuk bisedoi me askënd për asgjë. Me një fjalë i vuri të gjithë para faktit, pavarësisht nga të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, dhe dokuementet e nënshkruara të karakterit juridik. Ne duhet ta kemi parasysh një stil të tillë marrëdhëniesh reciproke me partnerët në të ardhmen”, tha Putin.