Në uzinat e koncernit të automobilave “Opel” të ndërmarrjes bijëzë të “General Motors” filluan grevat paralajmëruese. Pjesmarrësit e tyre janë të mërzituar nga vendimi i zotëruesve amerikanë që nuk do t’ia shesin “Opel”-in investitorëve të sigurt të firmës austriako-kanadeze “Magna”, “Sberbank”-ës ruse dhe grupit “GAZ”. Dy nga katër uzinat e “Opel” në RF të Gjermanisë amerikanët planifikojnë ti mbyllin, kurse në të tjerat do të shkurtojnë 10 mijë vende pune. Nga Gjermsnia aksionet e protestës po përhapen në të gjithë Europën, njoftoi Kreu i këshillit të prodhimit të “Opel” Klaus Franc. Uzinat të “Opel”-it ka gjithashtu në Belgjikë, Spnjë dhe Poloni.