Në Moskë shpresojnë, se traktati i ri me SHBA-s për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofansive (ASO) do të nënshkruhet deri më 5 dhjetor, kur përfundon afati i Traktatit të mëparshëm. Më 9 nëntor në Gjenevë do të fillojë raundi i radhës i konsultimeve në lidhje me ASO. Në Moskë mendojnë, se ai do të jetë përfundimtar dhe do të lejojë përpilimin e dokumentit, i cili u përgjigjet interesave të të dy vendeve dhe stabilizon forcimin e sigurisë ndërkombëtare, deklaroi përfaqësuesi zyrtar i MPJ Anderi Nesterenko. Ai theksoi se në Traktatin e ri duhet të fiksohet niveli më i ulët të mbartësve strategjikë.