Marka tregtare “Beline”, e cila i përket operatorit rus të telefonave celularë “Vimpelkom”, hyri në Top-listën e 50 brandeve më të shtrenjta europiane, duke zënë vendin e 39-të. Ky rejting u organizua nga Instituti Europian i brandeve (Europian Brand Institute). Sipas vlerësimeve të tij, vlefta e brandi “Beline” përbën gati 8 miliardë euro. Gjatë përgatitjes së rejtingut Instituti analizoi më shumë se tre mijë brande nga 24 vende të Europës. Rreshtat e parë të kësaj liste i zunë kompania e telefoneve Nokia dhe prodhuesi i mallrave LVMN ( që zotëron markat tregtare Givenchy, Kenzo, Hennessy dhe të tjera).