Suedia e miratoi projektin e shtrimit të gazsjellësit “Rryma Veriore” në ujërat e veta territoriale të Detit Balltik. Gazsjellësi do të kalojë nëpër fundin e Detit Balltik nga Rusia deri në Gjermani. Ky është itinerar i ri për eksportin e gazit rus për në Europë (para së gjithash, në tregjet e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Hollandës, Francës dhe Danimarkës). Vënia në shfrytëzim e degës së parë të Nord Stream do të nisë në vitin 2011.