SHBA-s dhe RPD e Koresë ranë dakort për zhvillimin e dy raundeve të negociatave të drejtpërdrejta, njoftoi shtypi amerikan. Pas kësaj Phenian mund të kthehet në formatin e mëparshëm të konsultimeve me Federatën Ruse, SHBA-s, Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut për programin e saj bërthamor. Në Moskë shpresojnë, se RPD e Koresë dhe SHBA -s do të rregullojnë sa më shpejt të jetë e mundur marrëdhëniet e veta dypalëshe me qëllim që të rinisin negociatat gjashtëpalëshe për denuklearizimin e Gadishullit Korean.