Vladimir Putin Foto RIA LajmetKryeministi rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me kinematografistët dhe pas një bisede gati 3 orëshe me ta mori vendim për bërjen e ndryshimeve revolucionare në industrinë kinematografike vendase, duke transformuar në mënyrë radikale sistemin e ndihmës shtetërore që i jepet asaj. Siç shkruan gazeta “Kommersant”, vizita e Kreut rus të kabinetit të ministrave iu kushtua 90 vjetorit të Institutit të Kinematografisë (VGIK). Vëllimi i filmave rusë që shfaqeshin në ekranet e gjera të kinemave të vendit, sipas fjalëve të Kryeministrit, në fillim të viteve 2000 përbënte vetëm 4% të qarkullimit total të filmave, kurse aktualisht-25 %. Depresioni i Madh në SHBA-s, tërhoqi vemendjen Putin, i dha një impuls të fuqishëm zhvillimit të kinematografisë amerikane. Problemet e kinematografisë vendase fshihen jo në vëllimet e mjeteve financiare, jo në preferencat tatimore, por në cilësinë e administrimit të parave, në zotësinë për të prodhuar produkt të aftë për konkurrencë, në aftësinë për të bërë për vete si auditorin e brendshëm , ashtu dhe atë botëror, — u shpreh me bindje Vladimir Putin, dhe duke gjykuar nga reagimi i gjallëruar që pasoi nga ana e disa pjesëmarrësve të mbledhjes, ky konstatim ishte një e re për ta. Në emër të Lidhjes së Instituti Shtetëror Kinematografik (VGIK) Foto RIA Lajmet Kinematografistëve u bë publik propozimi: Mjetet financiare të shtetit duhet të akumulohen në Fondin federal ekzistues, por aktualisht bosh, të mbështetjes ekonomike dhe sociale të kinematografisë vendase. Dhe prej andej ato të merren e të ndahen midis kompanive kryesore producente të vendit.


Komentimi i artikullit të ditës


Kulturologu dhe kritiku në lëmin e kinematografisë Kirill Razllogov tregon tani përpara mikrofonit tonë për luftën që zhvillohet për sigurimin e parave në kinematografinë ruse: “Kinematografisë ruse nuk i mjaftojnë talentet, po ashtu si dhe shumë kinematografive të tjera. Ndërsa përsa i përket parave dua të them, se në qoftë se ti je i talentuar dhe fort i bindur në atë që bën-mjetet financiare do ti gjesh gjithmonë. Ne përherë jemi përpjekur të kopjojmë modelin francez, duke e shtrembëruar atë aq sa të ishte e mundur, ose modelin amerikan, i cili nuk është aspak i përshtatshëm për ne. E megjithatë mendoj, se ne duhet ti referohemi modeleve europiane, por me kujdes shumë të madh, sepse në to ekzistojnë të metat e veta. Duhet të ketë disa burime financimi: nga njëra anë ministria e kulturës, nga ana tjetër-Fondi special”, shprehet Kirill Razllogov.