Rusia e mbështet variantin e zgjidhjes së problemit të Karabahut, i cili kënaq të gjitha palët që marrin pjesë në të, dhe është e gatshme të dalë si garante për rregullimin e arritjes së marrëveshjes kompromentuese, deklaroi të mërkurën Zëvendës kreu i MPJ i Federatës Ruse Grigori Karasin në intervistën e vet dhënë për gazetën “Republika e Armenisë”. Ai përmendi, se në vitin 2008 presidentët e Armenisë dhe Azerbaixhanit zhvilluan 7 takime në lidhje me temën e rregullimit të problemit të Nagorno-Karabahut dhe 4 takime me pjesëmarrjen e Rusisë. Sipas fjalëve të Karasinit, pavarësisht nga divergjencat ekzistuese, palët e këtij konflikti arritën në një progres për miratimin e principeve bazë të rregullimit të tij.