Kompania “Naftogaz Ukraini” i pranoi problemet me pagesat e gazit rus. “Situata e vështirë financiare në Ukrainë dhe borxhi në rritje i konsumatorëve të brendshëm vështirëson shlyerjet e plota në kohë të “Naftogaz”-it për gazin natyror të importuar në tetor”, flitet në mesazhin e shërbimit të shtypit të holldingut. Ukraina bleu në tetor 2,4 miliardë metra kub të gazit rus që kushton gati 500 miliardë dollarë. Mjetet financiare duhet të shlyhen deri më 7 nëntor.