OKB për shkak të sigurisë filloi të largojë nga Afganistani 600 bashkëpunëtorët e huaj. Një vendim i tillë u mor pas kryerjes së sulmit të talebanëve mbi ndërtesën e kësaj Organizate më 28 tetor, kur gjetën vdekjen 5 bashkëpunëtorë të OKB-së. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon hodhi poshtë zërat mbi atë, se Organizata ndërpreu plotësisht misionin e vet në Afganistan, dhe theksoi, se personeli i evakuuar do të kthehet në vend, kur situata atje të normalizohet. Gjithsej në Afganistan ndodhen 5,5 mijë bashkëpunëtorë të OKB-së, shumica e tyre janë afganë.