Juristët e Rusisë dhe SHBA-s mund dhe duhet të japin një kontribut të madh në “riformatimin” e marrëdhënieve dypalëshe, tha Ministri i drejtësisë i Federatës Ruse Aleksandër Konovalov sipas përfundimeve të vizitës në SHBA-s. Një nga rezultatet kryesore të vizitës Konovalov quajti marrëveshjen për luftën e përbashkët kundër kriminalitetit financiar, ekonomik dhe korrupsionit. Përveç kësaj, Moska propozon që të zhvillojë dialog për parandalimin e rrezikut kërcënues të drogës. Konovalov përmendi, se trafiku afgan i drogës përbën një rrezik serioz kërcënues për Rusinë. Amerikanët, të cilët ruajnë praninë e vet në Afganistan mund të ndihmojnë në eliminimin e këtij rreziku.