Shtabi i përgjithshëm i Federatës Ruse nuk përjashton mundësitë e një agresioni të ri ushtarak të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë për këtë deklaroi sot në Ditën e zbulimit ushtarak që kremtohet Kreu i Drejtorisë Qendrore të zbulimit të Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneral-togeri Aleksandër Shljahturov. Sipas mendimit të tij, situata me Gjeorgjinë mbetet e tensionuar për shkak të asaj, se autoritetet e tanishme gjeorgjiane jo vetëm që refuzojnë të njohin sovranitetin e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, por në çdo mënyrë përpiqen ti kthejnë këto vende nën juridiksionin e vet. Sipas të dhënave disponuese, Gjeorgjia si dhe më parë merr ndihmë ushtarake nga vendet e NATO-s, Izraeli dhe Ukraina.