Korporata amerikane “General Motors” planifikon të likuidojë në uzinat e “Opel”-it 10 mijë vende pune, pra 1/5 e të gjithë personelit në Gjermani, Belgjikë, Spanjë, dhe Poloni. Më parë u arrit marrëveshja për shitjen e “Opel”-it koncernit “Magna”-Sberbanka ruse. Por të martën që lamë pas Këshilli i drejtorëve të korporatës mori vendimin të heqë nga shitja filialin e vet europian. Ky vendim shkaktoi shok në botën e biznesit. Gjermania kërkoi menjëherë kthimin asaj të kredisë prej 1,5 miliardë eurosh të financuar për “Opel”-in nga buxheti i vet. “General Motors” ka ndërmend ta ristrukturizojë atë.