Vaclav Klaus  Foto EPATraktati i Lisbonës nuk bie në kundërshtim me Ligjin kryesor të Çekisë. I tillë ishte vendimi i marrë më 3 nëntor nga Gjykata Kushtetuese e vendit në mbledhjen e vet në Brno. Në këtë mënyrë, debatet e zgjatura mbi reformimin e BE mund të quhen të përfunduara: Çekia ishte shteti i fundit i BE që nuk i kishte ratifikuar marrëveshjet portugeze. Duam t’ju kujtojmë, se Vaclav Klaus refuzonte ta nënshkruante dokumentin për sa kohë që për vendin e tij të mos sanksionoheshin disa përjashtime që kishin të bënin me “Kartën mbi të drejtat themelore” që i bashkangjitet Traktatit të Lisbonës. Fjalë bëhej mbi marrjen e garancive në lidhje me të ashtuquajturat dekrete të Benesh-it. Mbi bazë të tyre pas Luftës së Dytë Botërore nga territori i ish Çekosllovakisë u dëbuan gjermanët e Sudetit. Sipas mendimit të Vaclav Klausit, 3 milionë gjermanë do të fitonin të drejtën për të ngritur padi me kërkesa pronësore ndaj shtetit çek me anashkalim të Pragës - drejtpërsëdrejti në Gjykatën Europiane. Dhe përjashtimi për Çekinë u bë: liderët e BE pranuan ta bëjnë këtë në muajin tetor, në samitin e Brukselit. Traktati i Lisbonës lehtëson drejtimin e Bashkimit Europian. Në të njëjtën kohë, tashmë vendeve të tjera, ndër të cilat edhe Rusisë, do tu duhet të marrin parasysh realitetet e reja në marrëdhëniet me BE, sqaroi për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” politologia Nadiezhda Arbatova. “Traktati i Lisbonës destinohet të bëjë një sërë ndryshimesh jashtëzakonisht të rëndësishme në strukturën e ndërtimit të Bashkimit Europian. Dhe për Rusinë, sigurisht, që është shumë i rëndësishëm parimi i ri i marrjes së vendimeve në BE. Më parë këto vendime merreshin me konsensus në Bashkimin Europian - çdo vend mund të bllokonte po të donte marrjen e vendimeve të rëndësishme në marrëdhëniet e Rusisë dhe Bashkimit Europian. Që këtej e tutje për vendet që kanë paragjykime të caktuara në lidhje me Rusinë kjo gjë do të jetë shumë më e vështirë të realizohet, sepse hyn në fuqi parimi i “bllokimit të pakicës”. Për nga kjo pikëpamje Traktati i Lisbonës i bën marrëdhëniet tona më të parashikueshme. Për shkak të asaj, se në Bashkimin Europian nuk kishte një pozitë unike, të konsoliduar ndaj Rusisë, ne shpesh herë vinim theksin mbi marrëdhëniet dypalëshe me vendet e BE. Traktati i Lisbonës e ndryshon këtë paradigmë. Moskës do ti duhet të mësohet ti ndërtojë tashmë marrëdhëniet e veta me Bashkimin Europian si me një të tërë, unike”, konkludon Nadiezhda Arbatova. Sipas njoftimeve të marra, Vaclav Klaus e nënshkroi Traktatin e Lisbonës.