Foto RIA LajmetNë Rusi po përgatiten të kremtojnë Ditën e Unitetit Kombëtar. Popullsia tani për tani nuk e ka fort të qartë se çfarë feste është kjo dhe nuk nxiton për ta kremtuar atë në atmosferë solemne. Kurse, ja, nacionalistët radikalë po përgatisin aksionet e veta në mbarë vendin. Majë më majë me ta është e gatshme të dalë Lëvizja “Наши” (“Tanët”).
Gazeta “Vremja novostei” shkruan, se i ashtuquajturi “Marshimi Rus” do të zhvillohet për herë të pestë në Rusi. Për herë të parë nacionalistët në vitin 2005, menjëherë pas sanksionimit të festës së re shtetërore, shpallën hapur mbi bindjet e veta dhe parakaluan nëpër rrugët kryesore të Moskës duke hedhur parrulla të tipit “Rusia për rusët”. Atëherë më shumë se 3 mijë nacionalistë kaluan në mënyrë triumfatore nëpër rrugët e kryeqytetit duke e përfunduar marshimin e tyre me një miting masiv, pas të cilit shumë vëzhgues konstatuan si vijon: festa e re shtetërore u ngjyros në kolorit nuancash nacionaliste. Në fakt duhet thënë, se mbas këtij marshimi lëvizjet nacionaliste vetëm pas 2 vjetësh mundën të sigurojnë lejen nga ana e autoriteteve të Moskës për të zhvilluar të paktën ndonjë aksion modest të vetin. Gjatë gjithë kohës tjetër autoritetet e Moskës dhe të shumicës së rajoneve, ku nacionalistët paraqitën kërkesat e veta zyrtare për zhvillimin e mitingjeve dhe marshimeve, i ndaluan këto marshime, ndërsa të gjitha tentativat e radikalëve për të organizuar akte publike u parandaluan me masa të rrepta.
Sipas mënyrës së vet do ta kremtojnë festën e re në Kremlin, njoftoi botimi “Nezavisimaja gazeta”. Më 4 nëntor Dimitri Medvediev do të organizojë një pritje, në të cilën do të ftojë përfaqësues të shoqërisë civile dhe bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë Kryetari i shtetit demonstron interesimin e vet ndaj njerëzve, ndër të tjera edhe ndaj të huajve, të cilët kanë mbajtur gjithmonë një qëndrim të paqartë, jo fort të përcaktuar ndaj Revolucionit të Tetorit. Komunikimi me përfaqësuesit e shoqërisë civile do të bëhet nga ai personalisht, pa ndërmjetës të përfaqësuar prej elitës tradicionale.
Botimi “Rossiskaja gazeta” vë në dukje se sociologët në vigjilje të festës zhvilluan një anketim në 140 qendra banimi në mbarë Rusinë. Rezultatet e këtij anketimi treguan, se këtë vit 51 % e qytetarëve nuk e dinë fare se çfarë feste kremtohet më 4 nëntor.