Aleksandër Gradskij Foto RIA LajmetJubileun e vet 60 vjeçar kremton sot (më 3 nëntor) njeriu i jashtëzakonshëm që zotëron mundësi të shquara, mbresëlënëse krijuese”. Kështu e vlerësoi në telegramin e vet të urimit këngëtarin dhe kompozitorin rus Aleksandër Gradskij Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Muzikanti është aktualisht në një formë të shkëlqyer vokale dhe nuk ka ndërmend të dorëzojë pozitat e sanksionuara si “njëri ndër interpretuesit më të shkëlqyer të skenës ruse”, kështu shkruajnë zakonisht për të. Lavdinë Aleksandër Gradskij e njohu që në moshën 23 vjeçare. E çfarë nuk ka interpretuar ai gjatë debutimeve të veta në skenë - që nga rock-n-roll-i dhe këngët e kompozitorëve rusë, baladat e kompozuara vetë dhe ariet operistike. Por në mënyrë të veçantë e vlerësojnë Aleksandër Gradskij-n për vetë faktin, se ai qe i pari që mori guximin të këndojë shumë vite më parë rock-n-roll në rusisht duke i vënë gjatë kësaj si pikësynim vetes jo të imituarit e ndokujt, por krijimin e rock-muzikës së vet. Por “rock-u rus” ngeci në zhvillimin e vet në nivelin e mesit të viteve 1970-të, konstaton Aleksandër Gradskij: “Unë mendoj se ky drejtim nuk ekziston. Mua më është konsoliduar një këndvështrim i tillë, se ne kemi diçka karakteristike, origjinale - rrjedhën tonë muzikore e cila vështirë se mund të cilësohet si rock-muzikë, meqenëse kjo, në radhë të parë, nuk është muzikë, por pozitë sociale ose akt social”, thotë këngëtari jubilar. Në fakt duhet thënë, se tema e rock-ut rus nuk është fort aktuale për Aleksandër Gradskij-n tani. Ai ka preokupime krejtësisht të tjera: po merret me ndërtimin e “Teatrit të muzikës bashkëkohore” me sallën e tij unikale koncertale, me ushtrimin e profesionit të pedagogut. Por me pasion fort të madh flet në ditën e jubileut të vet ai për operën “Maestro dhe Margarita” sipas motiveve të romanit të kultit të shkrimtarit Mihaill Bullgakov. Dhurata kryesore që i bëri ai vetes me rastin e jubileut 60 vjeçar është përfundimi i punës 30 vjeçare mbi vënien e kësaj opere në skenë.

Kënga "Как молоды мы были" ("Sa të rinj që ishim atëhere") nën interpretimin e Aleksandër Gradskij