Rusia e vlerëson vazhdimin e udhëheqjes së Hamid Karzait në Afganistan si element stabilizues në zhvillimin e gjendjes në vend. Për këtë deklaroi Kreu i Drejtorisë kryesore të zbulimit Gjeneral-togeri Aleksandër Shljahturov. Sipas vlerësimit të tij, aktualisht në Afganistan është një gjendje e vështirë dhe e tensionuar, tendencat e zhvillimit të saj janë të paparashikueshme. “Këtu çdo gjë varet nga shkalla e koordinimit të përpjekjeve të komunitetit botëror për normalizimin dhe stabilizimin e situatës në vend”, vuri në duje Gjenerali Shljahturov.