Ato flasin në rusisht. Në Moskë po zhvillohet Festivali i I-rë Ndërkombëtar i radiostacioneve rusishtfolëse, në të cilin kanë ardhur për pjesëmarrje përfaqësuesit e 60 radiokompanive nga më shumë se 30 vende të botës. Ideja për të mbledhur së bashku të gjithë ata që flasin në gjuhën ruse i përket radiokompanisë “Zëri i Rusisë”, të cilën e dëgjojnë në 160 vende të botës në 39 gjuhë të huaja, ndër të tjera edhe në rusisht. Ne kemi qëllime dhe detyra të ndryshme, por dëgjues të përbashkët, thotë redaktori i Radiokompanisë Funkhaus Europa nga Gjermania Oleg Zinjkovskij: “Ne punojmë për një auditor qëllimor, për banorët rusisht folës, në rastin konkret për ata të Gjermanisë, ndërsa të tillë numërojnë më tepër se 3 milionë veta. Ne e shohim botën nëpërmjet prizmit të dy anëve të ndryshme të medaljes. Ne tregojmë, në radhë të parë, për Gjermaninë, kjo është detyrë № 1 e radiostacionit tonë. Ju tregoni në radhë të parë për Rusinë: në mënyrë aktuale, operative dhe profesionale. Ne plotësojmë reciprokisht për mrekulli njëra-tjetrën. Ne në kurrëfarë mënyrë nuk jemi konkurrentë. Ne i drejtohemi pak realitetit rus duke ia lënë këtë mundësi “Zërit të Rusisë”, thotë Oleg Zinjkovskij. Në Iran diaspora ruse nuk është kaq e madhe dhe adhuruesit kryesorë të “Zërit të Rusisë” preferojnë të dëgjojnë radion në gjuhën zyrtare persiane-në farsi. Por shumë shpejt disa prej tyre do të fillojnë t’i japin përparësi edhe transmetimit në gjuhën ruse. Falë atij në vendin tonë shumë dëgjues kanë filluar të studjojnë gjuhën e Pushkinit dhe Tolstoit, thotë një dëgjues i hershëm e i rregullt i radios sonë Ali Reza Sulejmani: “Tashmë që prej mëse 34-35 vjetësh unë dëgjoj “Zërin e Rusisë”. Unë isha 8 vjeç kur fillova të dëgjoj për herë të parë së bashku me babanë tim këtë radio. Atëhere kjo ishte mjaft e vështirë. Të gjitha emisionet që transmetohen në valët e “Zërit të Rusisë” janë shumë interesante për mua. Unë përpiqem çdo ditë, në qoftë se jo nëpërmjet radios, atëhere me atë të Internetit duke hyrë në site-n e saj, ti dëgjoj gjithmonë ato. Dhe, në qoftë se do të flitet mbi lajmet politike, dua të them se kjo është e vetmja radio që transmeton atë që ndodh në të vërtetë. Dhe më kryesorja është ajo, se këto kohët e fundit neve, dëgjuesve të “Zërit të Rusisë”, na u krijua mundësia e mrekullueshme që të studjojmë gjuhën ruse. Bashkëpunëtorët e “Zërit të Rusisë” arritën ta përshtasin për transmetim në radio mësimdhënien universitare të gjuhës ruse. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, tha Ali Reza Sulejmani.