Komisioni Europian mendon, se ekonomia e Europës do të dalë nga recesioni tashmë në gjashtëmujorin e dytë të viti 2009 falë ndikimit të masave antikrizë, të ndërmarra nga qeveritë e Eurozonës, flitet në parashikimin e publikuar të KE. E megjithatë, tërësia e Vëllimit të Përgjithshëm të Produktit të Brendshëm (VPPB) të 16 vendeve të Europës demonstron në rezultatet e vitit 2009 një rënie deri në 4 % të llogaritjes vjetore. Por në vitin tjetër, sipas mendimit të ekspertëve të KE, ky tregues do të shëndërrohet në tregues rritës.