Plehrat, mbeturinat kozmike mund të bëhen shkak për fillimin e veprimeve ushtarake kundër mjeteve kozmike të kundërshtarit potencial, në rast se ato do të interpretohen si sulm ndaj mjeteve teknologjike dhe për lirinë e veprimeve në kozmos, deklaroi përfaqësuesi i Roskozmos-it Juri Makarov në simpoziumin “Kozmosi dhe siguria globale e njerëzimit”. Prandaj Roskozmos propozon që të nisë rregullimi i veprimtarisë të ndalimit të krijimit të plehrave, mbeturinave kozmike, si dhe liçensimin e organizatave të përpunimit të mbetjeve teknike kozmiko-raketore.