Vrasja e Shabtai Fon Kallmanoviç Foto RIA  LajmetNë Moskë qëlluan për vdekje me armë zjarri sipërmarrësin e njohur Shabtai Fon Kallmanoviç. Siç njofton gazeta “Kommersant” zjarri mbi të u hap njëkohësisht me breshëri nga dy pistoleta-mitralozë (SMG) të kalibrit 9 mm. Vrasësit qëlluan mbi xhamin e derës së dhjathtë të pasagjerëve-zoti Kallmanoviç ulej gjithmonë në makinë përpara, pranë shoferit. Pas të shtënave të para shoferi u mundua ti shmangej breshërisë së zjarrit por për shkak të plagosjes në zonën e klavikulës humbi ndjenjat dhe makina u përplas me një shtyllë tensioni të lartë. Pasi e vranë Kallmanoviçin (ai u godit nga 10 plumba), vrasësit, sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë të ngjarjes, u larguan me shpejtësi me një automobil pa targë. Për fat të keq kamera vrojtimi në vendin e vrasjes nuk kishte, prandaj hetimit i mbetet të shpresojë për zbardhjen e krimit vetëm tek dëshmitë e banorëve vendas dhe tregimin e shoferit që i pa nga afër personat të cilët qëlluan. Vërtet, pas operacionit që iu bë shoferi ndodhet në sallën e reanimacionit dhe tani për tani nuk mund të jetë i dobishëm për hetimin.


Komentimi i aktikullit të ditës


Drejtuesi i Qendrës së ndihmës ligjore dhe psikologjike në raste ekstremale Mihaill Vinogradov mendon, se personat e autoritetshëm në botën kriminale-“Japonçikun” që u asgjesua para pak kohësh dhe biznesmenin që sapo e vranë Kallmanoviç-i bashkon mungesa e intuitës për tu larguar në kohën e duhur nga punët që bënin: “Ndoshta këto dy vrasje mund të ndërlidhen me njëra-tjetrën dhe të flitet me të vërtetë mbi atë, se ç’probleme të brendshme e shtyjnë, e nxisin botën kriminale për vrasjen e autoriteteve të veta. Kallmanoviçi ishte njeri publik, figurë e fuqishme, mbresëlënëse, mund të thuhet, përfaqësues i show-biznesit, në qoftë se tek sfera e show-biznesit do të futet edhe sporti gjithashtu. Kurse “Japonçiku” ishte, thjesht, një autoritet i vjetër i botës së ordinerëve, i respektuar në gjirin e tyre deri në kohën kur e vranë. Për fat të keq, ka shumë mundësi, që ne të kemi të bëjmë në këtë rast me fillimin e procesit të rindarjes së sferave të ndikimit. Po likuidohen personat që duhet të ishin larguar tashmë që prej kohësh nga punët, të tërhiqeshin për tu prehur e për të bërë një jetë të qetë, por që nuk deshën me të mirë ta bëjnë këtë gjë”, konkludon Mihaill Vinogradov.