Në radiokompaninë “Zëri i Rusisë” u lançua një program i ri, versioni special i programit të kanalit televiziv “Vesti” “Industria e kinematografisë”. Në të do të tregohet për filmat që xhirohen dhe shikohen në Federatën Ruse, do të tingëllojnë komentimet e regjizorëve dhe yjeve të ekranit rus, si dhe fragmente Soundtracks nga filmat e rinj. “Zëri i Rusisë” është radiokompania më e vjetër e vendit, që transmeton në 39 gjuhë të ndryshme. Me një auditor prej 109 milionë vetash radiokompania hyn në pesëshen e radiostacioneve ndërkombëtare më me ndikim, më të prestigjshme së bashku me “BBC”, “Zërin e Amerikës”, “Vala gjermane” dhe “Radio France International”.