Gjykata Kushtetuese e Çekisë mori vendimin për njohjen e Traktatit të Lisbonës për riformatimin e BE në përputhje me ligjin bazë të vendit. Çekia është vendi i fundit i BE që nuk e ka njohur ende procesin e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës. Dokumenti, i cili destinohet të zëvendësojë kushtetutën europiane, u miratua në samitin e BE dy vjetë më parë. Për hyrjen në fuqi ai duhet të ratifikohej nga të gjitha vendet anëtare të BE.