Në BE e shikojnë me optimizëm perspektivën e nënshkrimit të marrëveshjes së re me Rusinë. Për këtë deklaroi në Uashington Kreu i dikasterit të politikës së jashtme të Suedisë, vend kryesues ky aktual në BE, Karl Bildt. Në kryeqytetin e SHBA-s ai do të marrë pjesë në samitin SHBA-BE. Karl Bildt nuk përjashton arritjen e progresit në këtë drejtim në samitin Rusi-BE, i cili do të zhvillohet në Stokholm më 18 nëntor. Dokumenti i ri duhet të zëvendësojë Marrëveshjen mbi partneritetin dhe bashkëpunimin, afati i veprimit të së cilës përfundoi në dhjetor të viti 2007. Tani sikur ka ardhur koha për të vepruar. Në lidhje me këtë Dimitri Danillov, ekspert i Institutit të Europës shprehu mendimin e vet: “Drejtimi rus është  pikë shumë e rëndësishme në rendin e ditës të kryesimit suedez në BE. Çështja qëndron në atë, se sa me bazë është që të shpresohet për arritjen e një progresi cilësor në negociatat e Rusisë dhe BE në lidhje me marrëveshjen e re të partneritetit strategjik”, u shpreh eksperti. Ndërsa tani për tani përfaqësuesit rusë dhe europianë po punojnë për zgjidhjen e detyrave konkrete. Dhe vetëkuptohet, po zhvillohet dialogu për garantimin e sigurisë energjetike në Europë. Por para pak kohësh shtrimi i gazsjellësit nga Rusia për në Gjermani nëpër fundin e Detit Balltik shkaktoi reagime të ndryshme tek një sërë vendesh të BE. Tani po vjen të kuptuarit e domosdoshmërisë për ndërtimin e “Rrymës Veriore” ("Nord Stream"). Disa ditë më parë qeveria e Danimarkës e miratoi shtrimin e gazsjellësit nëpër fundin e ujërave të veta territoriale, si dhe nëpër zonën e saj ekskluzive ekonomike. Ky është shembull i një qendrimi të peshuar mirë dhe jo të politizuar ndaj bashkëpunimit energjetik në Europë.