Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dërgoi një telegram urimi Presidentit të Afganistanit Hamid Karzaj me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e presidentit. Ai shprehu besimin, se marrëdhëniet miqësore ruso-afgane dhe bashkëpunimi shumëpalësh midis dy vendeve do të kenë një zhvillim të mëtejshëm për të mirën e popujve të Rusisë dhe Afganistanit, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit.