Ekuipazhi i anijes “Irland of Luck” i arrestuar në Kongo, në të cilën ndodhen 4 qytetarë të Rusisë, rrezikohet për hakëmarrje nga ana e banorëve vendas. Marinarët ngurojnë që të shkojnë në breg, për të mos rënë në duart e turmës argesive. Anija u arrestua më 20 tetor. Shkaku i ndalimit të anijes ishte vrasja e pasagjerit ilegal, shtetas i kongos. Për kryerjen e kësaj vrasjeje akuzohen 6 anëtarë të ekuipazhit me shtetësi ukrainase.