Në Moskë po vazhdon punën e vet Festivali i Parë Ndërkombëtar i radiostacioneve rusishtfolëse, i cili u organizua nga radiokompania “Zëtri i Rusisë”. Objektivat e këtij festivali-të ndihmojë në promovimin e gjuhës ruse nëpërmjet radios dhe Internetit, të mundësojë forcimin e lidhjeve të bashkatdhetarëve. Në këtë festival marrin pjesë përfaqësuesit e radiostacioneve të huaja, të cilat transmetojnë në gjuhën ruse, si dhe përfaqësuesit e shoqatave të huaja të bashkëkombasve rusë dhe dëgjuesit më aktivë të “Zërit të Rusisë”.