Londra u bë kryeqyteti financiar botëror, duke ia kaluar New-Yorkut, lider i vitit të kaluar, i cili këtë vit zuri vendin e tretë. Për këtë njoftoi e përjavshmja amerikane “Bizness Weak” me referim tek studimi i fundit, i cili bazohet në Forumin Ekonomik Botëror (FEB) që u zhvillua në Davos. U morën parasysh më shumë se 120 tregues të ndryshëm për renditjen e 55 vendeve sipas listës. Në vend të dytë renditet Australia. Franca dhe Gjermania nuk hynë në “dhjetëshen” e vendeve më të begata nga pikëpamja financiare. Kina u rendit në vendin e 26-të, Rusia e 40-ta.