Rusia ka ndërmend të investojë 6,5 milionë dollarë në fondin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) në lidhje me sigurinë bërthamore për pesë vjetët e afërt, njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshëm Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Sipas mendimit të tij, Moska shpreson, se ky kontribut do të mundësojë forcimin e mëtejshëm të regjimit të sigurisë bërthamore, si dhe Iniciativa Globale për luftën kundër sulmeve bërthamore të terrorizmit, të iniciuar në vitin 2006 nga Presidenti i Rusisë dhe SHBA-s. aktualisht pjesëmarrësit e kësaj Iniciative u bënë 76 shtete.