Marinarët e fundit rusë të anijes transportuese “Arctic Sea”, të cilët u liruan prej kthetrave të piratëve, u kthyen të hënën në shtëpitë e veta. Historia me rrëmbimin e anijes filloi në qershor, kur “Arctic Sea” mori kursin e lundrimit nga Finlanda për në Algjeri me ngarkesë lënde druri në bord. Pas një muaji humbi ndërlidhja me anijen, kurse në gusht ajo u zbulua jo larg Ishujve të Capo Verde-s. Anija “Arctic Sea” u lirua nga marinarët e anijes ushtarake ruse “Ladnij”. Anija transportuese iu dorëzua palës malteze.