Patriarku i Rusisë Kirill uroi kolektivin e radiokompanisë “Zëri i Rusisë” me rastin e 80 vjetorit të krijimit të kësaj organizate. “Rruga e përshkuar nga kompania gjatë viteve të kaluara së bashku me vendin nuk ishte aspak e lehtë. Por kolektivi juaj ka qenë dhe në shumë gjëra vazhdon të mbetet udhëçelësi i parë dhe lider, shkollë e profesionalizmit të lartë gazetaresk, që ka edukuar në gjirin e vet jo pak specialistë të njohur, mjeshtër të punës së vet”, vihet në dukje në mesazhin e Patriarkut.