Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko ngul këmbë në rishikimin e pikave të kontratave të gazit të lidhura me Rusinë dhe kërkon nga kabineti i ministrave të marrë masat përkatëse urgjente për këtë, njoftoi Sekretarja e shtypit e Presidentit Irina Vannikova. Sipas fjalëve të saj, Jushenko kërkon përcaktimin e vëllimeve optimale të blerjes së gazit natyror rus për vitin e ardhshëm me marrjen parasysh gjatë kësaj të gjendjes reale të ekonomisë së vendit.